Google ADS

Operacione ndaj pjesëtarëve të FETO-s në Turqi, 189 të arrestuar

09:49 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Si pasojë e operacioneve të ndara në kryeqytetin e Turqisë janë arrestuan të paktën 189 të dyshuar të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, është zhvilluar operacion ndaj punonjësve civilë të sektorit privat dhe publik me pretendim se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY dhe përdorues të programit ByLock.

Ekipet në kuadër të operacionit kanë arrestuar 171 të dyshuar në mesin e 260 të dyshuarve prej të cilëve 7 janë përcaktuar se gjenden jashtë vendit.

Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në polici. Ndërkohë vazhdojnë punimet edhe për kapjen e të dyshuarve tjerë.

Ndërkohë, në hetim të ndarë është vendosur urdhër arresti për 18 të dyshuar të FETO-s punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në spitale, prej të cilëve 5 janë në detyrë aktive.

Ekipet e Policisë së Ankarasë kanë kryer operacion me udhëzimin e Kryeprokurorisë së Ankarasë, dhe në këtë drejtim janë arrestuar 10 të dyshuar.

Vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme