Todibo pranon t’i bashkohet Milanit

08:44 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo ka pranuar t’i bashkohet AC Milanit.

“Rosonerët” janë duke u munduar ta përforcojnë skuadrën dhe që një kohë të gjatë janë duke shfaqur interesim për francezin.

Todibo këtë sezon nuk ka qenë titullar pasi ka luajtur vetëm tri ndeshje, transmeton portali arbresh.info.

Këtë javë pritet takimi mes dy gjigantëve evropian ndërsa transferimi do të ndodhë në afatin e janarit.

Vlera e francezit është më e lartë se 25 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme