Google ADS

Valverde: Besimi im i madh është fal Zidane

08:31 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde ka thënë se trajneri Zinedine Zidane është çelësi që ka besim të madh.

Valverde iu bashkuar Realit nga klubi uruguaian Penarol në vitin 2016 dhe ka bërë 41 paraqitje për “Los Blancos” shumica e të cilave kanë ndodhur këtë vit.

Uruguaiani këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje, 11 prej tyre në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Valverde ka thënë se tekniku francez i ka dhënë shumë besim dhe çdo meritë vlen për këtë të fundit.

“Kam punuar gjatë gjithë jetës për të jetuar këtë moment. Në të kaluarën kam bërë disa gabime, mirëpo sot ndihem si të jem në shtëpi dhe pjesë e skuadrës”

“Zinedine Zidane me dha të gjithë besimin. Nuk është lehtë të vendosësh 21-vjeçarin me pak eksperiencë në ndeshjet e vështira”

“Me tregon çfarë pret nga unë që të bëj, të kujdesëm për topin dhe nëse kam mundësinë të provojë të shënojë”

Sipas Marca, muajin e kaluar lojtari nënshkroi kontratë të re, kontrata e cila do ta mbajë deri në vitin 2023 ndërsa klauzola e tij është e frikshme pasi prek shifrën e 750 milionë euro.

Kjo klauzolë ka bërë që të jetë më e madhe se e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme