De Bruyne kërkon nga City ta lejojnë Artetan të largohet

08:00 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka mbrojtur Mikel Arteta, i cili është i lidhur me postin e Arsenalit,

Arteta po shihet si kandidati favorit për të zëvendësuar Unai Emery te “Emirates”, mirëpo kampioni i Anglisë nuk po e lejon të bëhet trajneri i “Topçinjve”.

Spanjolli ka qenë numri dy në skuadër që nga transferimi i Pep Guardioles te City në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.

Belgu ka thënë se klubi duhet ta lejojë Artetan të bëhet trajner i cilës do skuadër që dëshiron.

“Erdhi para tri viteve dhe ka gjetur rrugën e tij sepse lojtari me tranjerin janë ndryshe. Besoj që një ditë do të dëshirojë të bëhet trajner”

“Është duke na ndihmuar shumë, por kur ka mundësinë për tu bërë trajner dhe të jetë i gatshëm për punën, mendoj që klubi duhet ta lejojë të largohet”

Nëse Arteta largohet nga “Etihad” dhe i bashkohet Arsenalit atëherë kërkon asistentë të ri dhe Xabi Alonso është njëri nga ta./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme