Punëtorët e Komunës së Prishtinës do t’i gëzohen fundvitit me shumë ëmbëlsira.
Ditët e fundit të 2019-ës po ikin dhe tashmë nis numërimi mbrapsht për një vit të ri me shpresa, ide dhe aspirata të reja.
Viti i Ri është përqark dhe festat në familje tashmë kanë filluar.
Është koha për të blerë dhurata. Ato gjithmonë mbesin një dilemë. Por, punëtorët e Komunës së Prishtinës e kanë të qartë se çka do t’u dhurojë institucioni ku punojnë. Jo uiski, apo parfume, por çokollata, keksë, kikirik e haribo do të marrin ata nga komuna, shkruan lajmi.net.
“Furnizimi me dhurata të vitit te ri për Komunën e Prishtinës”, quhet një tender që e ka hapur komuna e Prishtinës.
Vlera e parashikuar e kontratës është 5000 euro. Në këtë shumë janë paraparë 400 pako me dhurata, që për një pako i bije çmimi 12.50 euro.
Afati i fundit për pranimin e ofertave është shënuar data 17 dhjetor. Mund të ndodhë që mos të realizohet me kohë ky tender, prej ankesave të kompanive që mund të pranojë komuna.
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e komunës marrin dhurata për fundvit. Ka pasur raste në të kaluarën, ku dhuratat e tyre kanë përngjarë me ato të rasteve sociale, pasi brenda tyre ka pasur, sheqer, vaj, e suxhuk. /Lajmi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...