Qeveria Federale e Gjermanisë dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Kështu, sipas mediave gjermane, së bashku me komunitetin e biznesit, ajo nënshkroi një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi shpejt. Po sipas mediave gjermane, përfaqësuesit e biznesit ranë dakord të mbështesin specialistët në përvetësimin e gjuhëve, gjetjen e akomodimit dhe marrëdhëniet me autoritetet.
Ndërsa Qeveria federale njoftoi se do të shpejtojë lëshimin e vizave dhe do ta bëjë më të lehtë njohjen e kualifikimeve të huaja.
Siç shpjegon mediumi tjetër FAZ, Ligji i imigracionit për punëtorë të aftë hyn në fuqi më 1 mars dhe ka për qëllim të bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo të BE-së të gjejnë rrugën e tyre për në Gjermani.
Po sipas këtij mediumi, procedurat e vizave duhet të shpejtohen dhe të përmirësohen mundësitë që specialistët të mësojnë gjermanisht. Bëhet fjalë gjithashtu për njohjen e kualifikimeve profesionale.
“Është e domosdoshme që ne të kemi një ligj të tillë”, citohet të ketë thënë kancelarja Angela Merkel pas takimit, duke shtuar: “Ligji duhet të jetë një sukses. Ekziston një konkurrencë e madhe në të gjithë botën për specialistë të kualifikuar – Gjermania duhet të ofrojë kushte tërheqëse të punës dhe një mjedis gjithashtu tërheqës”.
Gjithsesi, ajo nuk ka dashur të spekulojë se sa specialistë nga jashtë kërkohen. Megjithatë, mediat gjermane vënë në pah faktin se vetëm në tregti janë 250,000 vende të lira të punës.
Përkundër të gjithave, kancelarja ka theksuar se plotësimi i vendeve të lira të punës me aplikantë vendorë mbetet një përparësi. Sipas saj, Qeveria dëshiron të “shfrytëzojë plotësisht forcën punëtore të vendit”./epokaere/
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...