Google ADS

“Ronaldo do të kishte fituar Topin e Artë nëse do ishte në Madrid”

23:36 | 16 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Agjenti Jorge Mendes, beson që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të fitonte Topin e Artë nëse do ishte në Real Madrid.

Portugezi u renditë në vendin e tretë pas Virgil van Dijk dhe Lionel Messit, ky i fundit e fitoi çmimin e Topit të Artë për herën e gjashtë.

Mirëpo, i këtij mendimi nuk është agjenti Jorge Mendes, pasi ky i fundit beson që klienti i tij e meritonte çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, Portugalia ka fituar Euro dhe Ligën e Kombeve fal tij”

“Nuk mendoj që Messi duhej ta fitonte Topin e Artë. Ronaldo do ta kishte fituar çmimin nëse do ishte në Madrid”

Ronaldo në ndeshjen e fundit ndaj Udinese arriti të shënojë dy gola./arbresh.info.

Të ngjashme