Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se turqit në Evropë nuk janë të huaj dhe nuk janë “të tjerë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në adresimin e tij në Gjenevë në shënimin e 50-vjetorit të shpërnguljes së turqve në Zvicër, presidenti Erdoğan tha se Turqia i sheh turqit në Zvicër dhe në pjesën tjetër të Evropës si “ura njerëzore”.
Erdoğan tha se ata mbështesin turqit në Zvicër për pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë zvicerane. Ai po ashtu theksoi se janë kundër asimilimit të turqve, por se mbështesin integrimin e tyre.
“Ne (turqit) nuk jemi të huaj, definitivisht nuk jemi ‘të tjerë’ në Evropë, përkundrazi sot jemi pritës në Evropë ashtu siç ka qenë gjatë gjithë historisë”, tha Erdoğan.
Presidenti turk qëndron në Gjenevë për të marrë pjesë në Forumin e parë tre-ditor Global për Refugjatët, që do të zhvillohet më 16-18 dhjetor.
Më herët, ai priti në takime të ndara kryeministrin e Somalisë, Ali Khayre dhe përfaqësuesit evropianë të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...