Përplasje në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë në Tiranë

22:13 | 16 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Kryeinspektori nga Kosova dhe ai nga Serbia janë përplasur gjatë një konference që po mbahej dië më parë në Tiranë.

Në Tiranë u përplasën në mes vete kryeinspektorët e Kosovës dhe Serbisë në një konferencë rajonale që përfundoj punimet të premten.

Serbët kishin tentuar të flasin në emër të Kosovës, e këtë nuk e lejuan kosovarët.

Përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbisë nuk lanë as këtu pa u përplasur, janë kryeinspektorët e të dy vendeve që u përplasen me fjalë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Reformimin e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas standardeve të BE’së.

Sipas kryeinspektorit të MTI’së, Lulzim Syla, kryeinspektori serb tentoj të flas në emër të Kosovës, dhe se i njejti ju drejtua atij nga Shqipëria, se për Kosovën flasim siç jemi marrë vesh.

Kjo gjë e kishte nervozuar Sylën, duke parë se si Kosova po anashkalohej

Syla tregon se ai i ka thënë se Kosova është shpallur shtet me 17 shkurt, dhe unë flas në emër të shtetit të Kosovës, raporton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme