Të paktën 304 persona janë vrarë gjatë protestave një mujore në Iran, paralajmëron Amensty International.
Që nga 15 nëntori, qindra iranianë kanë dal në rrugë për të prostetuar pas rritjes së tarifës së karburantit, të cilat më pas kanë shpërthyer edhe në protesta antiqeveritare, transmeton portal arbresh.info
AI përmes një deklaratë ka theksuar se mijëra njerëz kanë mbetur të plagosur nga sulme e qeverisë.
Philip Luther, Drejtor i Kërkimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, ka theksuar se “dëshmitë e marra nga dëshmitarët okularë regojnë se autoritetet iraniane kanë masakruar qindra persona gjatë protestave dhe në një shkallë të gjërë kanë orkestruar arrestimin për shumë të tjerë, duke ngjallur kështu frikë”.
Ai ka bërë thirrje që protestuesit e arrestuar të lirohen menjëherë.
Qeveria iraniane ka pretenduar se fuqitë e huaja kanë depërtuar në vend dhe kanë organizuar protestat, pasi demonstruesit dogjën fotografi të zyrtarëve të vjetër dhe u bënë thirrje sundimtarëve klerikë të tërhiqen.
Autoritetet iraniane në fillim të këtij muaji pranuan se disa “kryengritës” u qëlluan dhe u vranë nga forcat e sigurisë. Udhëheqësi i Lartë Ajatollah denoncoi trazirat si një “komplot shumë të rrezikshëm” nga armiqtë e Iranit.
Më 6 dhjetor, Kombet e Bashkuara kanë theksuar se rreth 7 mijë njerëz janë arrestuar./arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës