Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Pacolli tha se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit.
“Ne jemi duke punuar me intenzitet të lartë dhe jemi duke vëzhguar nga periferia. Shkuarja e Kosovës në zgjedhje sic dikush aludon, do t’i kushtojë Kosovës shumë kohë, prandaj shpresoj që këto parti fituese të këtyre zgjedhjeve e kuptojnë se janë përgjegjëse për institucionet e ardhshme dhe shpejt presim që të dalin me një zgjidhje “- tha Pacolli.
Shefi i diplomacisë u shpreh se shpreson se ekzekutivi i ardhshëm do t’i kontribuonte dialogut.
Sipas tij Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët, pa e lënduar kushtetutën.
“Shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme do t’i kontribuojë dialogut. Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët e vet, por gjithmonë duke mos lënduar tri gjëra: Kushtetutën e Kosovës, kufijtë e Kosovës e as edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës “- u shpreh Pacolli.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...