Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka propozuar tre kandidatë për President të Kosovës.
Bosch ka propozuar ish-presidentin Fatmir Sejdiu, publicistin Veton Surroin dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobrunën si tre nga emrat më të përshtatshëm për President të Republikës së Kosovës.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook.
“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit. Ai është me përvojë, i pavarur dhe nuk është më zyrtar i ndonjë partie specifike”, ka shkruar Bosch.
Ndërsa për Surroin dhe Dobrunën, ai ka shkruar se këta dy kandidatë të mundshëm do t’i bënin mirë imazhit të Kosovës.
“Dy njerëz të tjerë plotësisht të pavarur gjithashtu më shkuan në mendje si kandidatë të shkëlqyeshëm: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna, të dy me përvojë lokale dhe ndërkombëtare. Ata do t’i bënin shumë mirë imazhit të vendit”, ka shkruar tutje ish-ambasadori.
Ndryshe, çështja e postit të presidentit ka bllokuar marrëveshjen për formimin e qeverisë së re mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)./arbresh.info
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan