Atletico Madrid po shfaq interesim për yllin e Dinamo Zagreb, Dani Olmo dhe po shpreson ta transferojë në afatin e janarit.
Sipas Fichajes, 21-vjeçari është i kërkuar nga gjiganti spanjoll, ky i fundit po shpreson ta forcojë klubin para se të përballet me Liverpool në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Olmo iu bashku Dinamos në vitin 2015 dhe ka qenë një ndër lojtarët më të mirë te klubi kroat, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi është i lidhur gjithashtu me një transferim në Barcelonë, mirëpo është i kërkuar edhe nga Ajax e Tottenham.
Vlera e tij prek shifrën prej 40 milionë euro.
Olmo beri debutimin për Kombëtaren e Spanjës kundër Maltas muajin e kaluar ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi një gol të bukur kundër Manchester City./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...