Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon “Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.
Sipas policisë vajza e mitur 16 vjeçare nga Gjakova është Yllka Derri, ndërsa i dyshuari është 17 vjeçari, po ashtu nga Gjakova Besart Radosta, i cili po kërkohet si i dyshuar për bashkësi jashtëmartesore me peronin e mitur.
“Personi viktimë është Yllka (Naim) Derri e lindur me 04.10.2003 nga Gjakova. Ndërsa personi i dyshuar është Besart (Blerim) Radosta i lindur me 21.08.2002 nga Gjakova. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Gjakovës, më datën 15.06.2019 në orën 09:15 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.
Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019.
“Me datën 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Besart Radosta i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës”, bën të ditur policia.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...