Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë? Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.
Mbajini paratë poshtë tapetit
Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli rumun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.
Ndizni furrën dhe muzikën
Në shumicën e rasteve paratë vijnë kur fitohen me djersë. Prandaj nëse dëshironi që viti i ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelsi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndërrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza për ditën e vitit të ri.
Hani mirë
Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e vitit të ri frutat e thata si bajamet, lajthitë, arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.
Thojini lamtumirë fatit të keq
Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se viti i ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se viti i ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.
Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.
Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjell akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezur gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e vitit të ri me fruta të rrumbullakëta të madhësive të ndryshme.
Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen
Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2020-ta do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vende të reja gjatë vitit të ri.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...