Ozil, i papërmbajtshëm te Arsenali – gjermani i nervozuar shkaku i zëvendësimit ndaj Cityt

22:29 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mesut Ozil është i papërmbajtshëm te Arsenali, sidomos me veprimin e fundit në humbjen 3-0 ndaj Manchester Cityt.

The Gunners u mposhtën nga Citizens në javën e 17-të në Ligën Premier, derisa mesfushori gjerman ishte i acaruar me vendimin e Freddie Ljungberg që të zëvendësohej.

Po kalonte minuta e 59-të, atëherë kur Ozil u largua nga fusha dhe në vend të tij u fut Emile Smith Rowe.

Ky vendim i Ljungberg nuk i pëlqeu gjermanit që reagoi ashpër derisa po shkonte në bankën rezerve.

Trajneri në detyrë i Arsenalit tha se ai e mori atë vendim, pasi dëshironte me shumë energji në mesfushë.

“E largova Mesut Ozilin nga loja, pasi doja më shumë energji në skuadër dhe në mesfushë”, ka thënë Ljungberg.

“Mendoj se Emile (Smith Rowe) bëri gjera të mirë në fushë. Si reagoi ai, mbetet vetëm tek ai dhe do të merret personalisht me atë gjë”, ka shtuar më tej norvegjezi.

Arsenali tashmë është shtatë pikë larg vendit të katërt, madje rrezikon të futet edhe në Ligën e Evropës nëse vazhdon me këtë formë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme