Është ashpërsuar gjuha e komunikimit mes zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, të cilët po i vazhdojnë debatet dhe përplasjet në rrjetet sociale, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës mes liderëve të këtyre dy partive politike në takimin maratonik të së shtunës.
Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy subjektet politike duhet të arrijnë marrëveshje deri më 26 dhjetor, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka thënë Nagavci.
Ndaj deklarimeve të Nagavcit ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.
“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka shkruar Bajrami.
Menjëherrë pas reagimit të Hykmete Bajramit është kundërpërgjigjur deputetja Nagavci, e cila ka thënë se “ Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK”.
“Presidenti nuk është çështje urgjente. Qeveria është çështje urgjente. Pse ky gabim në hapa?”, ka pyetur Nagavci.
Këtij debati i është bashkangjitur edhe deputeti tjetër i LVV-së, Haki Abazi, duke thënë se “LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës”.
“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka thënë Abazi.
Ndryshe, liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa, po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por edhe pas disa takimeve të liderëve të dy subjekteve politike nuk është arritur marrëveshja./telegrafi
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...