Tërmeti me magnitudë 6.8 sapo goditi Filipinet, kështu u lëkundën ndërtesat

20:11 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Një tërmet i fuqishëm ka goditur së fundi Filipinet. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS. Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.

Videot e marra gjatë tërmetit u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, megjithëse Reuters raportoi se nuk kishte raporte fillestare për dëme, dhe aq më pak pasoja në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme