Google ADS

Arsenali turpërohet nga Manchester City në “Emirates”

19:21 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultat 0 – 3 në kuadër të javës së 17-të në Premierë Ligë.

Kevin de Bruyne zhbllokoi shifrat në minutën e 2-të ndërsa pas 13 minutave Raheem Sterling dyfishoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga De Bruyne, ky i fundit shënoi përsëri në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin rastet e tyre me mysafirët me të rrezikshëm, mirëpo dështuan të gjejnë rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i Anglisë vazhdon të jetë në vendin e tretë në tabelë 35 pikë ndërsa “Topçinjtë” renditën në vendin e nëntë me 22 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme