Juventus mposhtë Udinesen, Milan barazon me Sassuolon

16:56 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Juventus ka mposhtur Udinese me rezultat 3 – 1 në kuadër të Seria A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 9-të, i njëjti në minutën e 37-të dyfishoi rezultatin ndërsa në minutën e 45-të Bonucci shënoi golin e tretë për vendasit.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Pussetto në minutat shtesë të pjesë së dytë, transmeton portali arbresh.info.

Pas kësaj fitore Juventus rrëmben kreun e tabelës me 39 pikë, një më shumë se Inter por ky i fundit ka një ndeshje me pak të zhvilluar ndërsa Udinese renditët në vendin e 17-të në tabelë me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër Milan nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë ndaj Bologna në 120 vjetorin e krijimit të klubit.

“Rosonerët” ishin me të mirë në ndeshje por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Milan është në vendin e 10-të në tabelë me 21 pikë ndërsa Sassuolo në vendin e 15-të me 16 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme