Fenerbahce i Muriqit pëson humbje nga Sivasspor

16:35 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Fenerbahce ka pësuar humbje nga lideri Sivasspor me rezultat 3 – 1 në kuadër të Super Liges turke.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Fernando në minutën e 32-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që arritën ta dyfishojnë rezultatin në minutën e 59-të përmes Kilinic ndërsa Turuc në minutën e 85-të ngushtoi epërsinë.

Në fund të pjesës së dytë mysafirët morën dy kartonë të kuq për dy minuta derisa Erdal në minutën e (90+7) shënoi golin e tretë për vendasit.

Muriqi ishte titullar dhe kishte disa raste por dështoi për të gjetur rrugën drejt golit.

Pas kësaj fitore Sivasspor mbetet lider me 33 pikë ndërsa Fenerbace është në vendin e pestë me 25 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme