Një zyrtar i lartë në Qeverinë e Iranit, tha se Tehrani ka parandaluar një sulm të dytë kibernetik ndaj vendit, disa ditë më parë.
Ministri i Telekomunikimit të Iranit, Mohammad Javad Azari Jahromi, tha se sulmi ishte identifikuar dhe parandaluar nga mbikqyrësit e sistemit të sigurisë kibernetike.
Jahromi theksoi se qëllimi i sulmit ishte të ketë qasje në informata në intelegjencën qeveritare të Iranit.
Ai shtoi se serverët e hakerëve janë identifikuar, por nuk dha më shumë informata.
Më 11 dhjetor, Jahromi kishte thënë se një sulm i madh kibernetik e ka pasur për cak infrastrukturën elektronike të Iranit.
Në qershor, zyrtarë të Uashingtonit kishin thënë se ushtria amerikane kishte kryer një sulm kibernetik kundër sistemit kompjuterik të ushtrisë iraniane në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump, ishte duke u kundërpërgjigjur pas rrëzimit të dronit të SHBA-së në Gjirin Persik.
Tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit kanë eskaluar që nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me liderët botëror dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë