Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian mbi heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtonin në shtetet e Bashkimit Evropian.
Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët mbi ditën në fjalë.
“Të dashur bashkëqytetarë! Para nëntë vitesh, si ministër i Brendshëm shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Evropian. Bashkë plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj që do bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian “, u shpreh Basha.
Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve ne 27 vendet e zonës Shengen.
Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2470460326525100/
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...