Dy pensionist kanë humbur jetën dhe dhjetëra e mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike shkak i erërave të forta dhe vërshimeve që kanë goditur Francën jugperëndimore.
Një burrë 70 vjeçar vdiq të premten kur automjeti i tij u godit nga një pemë e madhe.
Në Espiens në rajonin e Lot-et-Garonne, në burrë 76 vjecar u zhduk nga përmbytjet kur doli për të marrë postën e tij të Premten.
Shpetuesit gjeten trupin e tij 24 orë më vonë më shumë se një kilometër larg shtëpisë së tij.
Pesë persona të tjerë janë plagosur, dy janë në gjendje serioze pasi makinat e tyre u goditen nga pemët shkruan arbresh.info
Rreth 40,000 shtepi ishin pa energji të shtunën pasdite dhe rreth 25,000 shtëpi të tjera në Normandi mbeten gjithashtu pa energji elektrike, tha operatori i energjisë elektrike Enedis për AFP.
Një zëdhënës i kompanisë shtoi se rreth 2,000 teknikë janë vënë në dispozicion për të rikthyer energjinë elektrike tek qytetarët, duke u bere thirrje njerëzve që të lajmërojnë nëse ndodh që energjia elektrike prapë të ndalet.
Gjatë natës, rreth 400,000 shtepi kishin mbetur pa energji elektrike si pasoj e përmbytjeve që kishin vërshuar një pjesë të rajonit me thellësi deri në 2.7 metra, kurse në disa rajone 30 centimetra./ arbresh.info /
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...