Një 45-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga nga policia e Fierit.
Mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 12 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...