Ku po investohen milionat e amerikanëve në Kosovë?

09:09 | 15 Dhjetor 2019
A Z

Petrit Selimi, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, në një intervistë dhënë për arbresh.info ka dhënë detaje për projektet me fondin prej 50 milionë dollarësh që vite më parë Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kishte miratuar vite më parë.

Selimi ka shtuar se afati për përfundimin e projekteve nga ky fond është vitit 2022.

Ai gjithashtu ka thënë se për të gjitha projektet janë indetiifikuar kompanitë që do të implementojnë kontratat.

“Në të gjitha projektet e planifikuara tashmë që nga kjo vjeshtë janë identifikuar partnerët implemetues, kompanitë të cilët do të implemetojnë këto kontrata, stafi jonë është i vogël, kështu funksionojnë dhe në shtete tjera, janë kompani gjermane, finlandeze, çeke qe tash janë në vrullin  plotë të plotës”, ka thënë ai.

I pari i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës ka treguare dhe për datën që qytetarët mund të aplikojnë për grante.

“Që në pranverë të vitit të ardhshëm të gjithë kosovarët do të mund të aplikojnë për granat dhe subvencione për renovimin e shtëpive të tyre për ata që kanë eficient të ulët energjetike, kryesisht flasim për izolime me stilopol, sulucione solare për ngrohjen e  ujit, investime që ne do të i bashkë financojmë  që të u ndihmojnë atyre të kenë fatura më të ulëta “, ka shtuar ai.

E për projektin e instalimit të  kontrollorëve individual të ngrohjes qendrore në çdo banesë në Prishtinë, ka thënë se është në fazën studimore.

“Është përzgjedh implimentuesi i projektit, një kompani me renome botërore të cilin tash janë në fazën studimore se çfarë njësor janë të nevojshëm për sistemin kosovarë apo të Prishtinës për ngrohje.”, ka shtuar ai.

Selimi ka folur edhe për projektin për rritja të transparencës në Gjyqësi.

“Në sundimin e  ligjit ka pak probleme edhe në fushën e donatorëve sepse ka shumë donator dhe nuk duhet të duplikohen punët. Me investimin tonë një qytetarë që e ka një rast në Gjykatë e merr një kod dhe mundet vet me e shiku online se ku e ka rastin, kjo është në implimentim e sipër dhe afatin e lansimit e ka në fund të viti 2021”, ka thënë Selimi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1456028067897849/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme