Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha trajtimet e shijshme vijnë bashkë me të.
Megjithatë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Medical Hypoteses”, rritja e konsumimit të sheqerit gjatë këtyre ditëve nuk ndikon vetëm në rrijen e belit, por mund të dërgojë edhe në një gjendje aspak festive, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit nga Universistei i Kansasit kanë analizuar një shumëllojshmëri të gjërë të të dhënave mbi efektet fiziologjike dhe psikologjike të konsumimit të sheqerit të shtuar gjatë ditëve të festave.
Ata kanë ardhë në përfundim se konsumimi i tepërt i sheqerit gjatë festave ka të njejtin ndikim sikurse pirja e tepërt e alkoolit.
“Alkooli në thelb është kalori, energji e pastër, joushqyese dhe super toksike”, tha bashkë-autori i studimit Stephen Ilardi, PhD, profesor i asociuar i psikologjisë klinike në Universitetin e Kansas, në një deklaratë.” Sheqernat janë shumë të ngjajshëm. Ne po mësojmë se kur bëhet fjalë për depresionin, njerëzit që e optimizojnë dietën e tyre duhet të sigurojnë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen trurit dhe kryesisht shmangin këto toksina të mundshme”.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë të prirur për depresion sezonal. Ashtu si me pirjen e disa gotave verë, ngrënia e një kutie me biskota mund të sigurojë një ndjenjë të përkohshme të rehati dhe gëzimi, por mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq në përgjithësi nëse konsumohen rregullisht në sasi të mëdha.
Sipas studiuesve pjesa më e madhe e njerëzve me depresion kanë nivele të larta të inflamacionit sistematik dhe mëqenëse ngrënia e një sasie të tepërt të sheqerit ka qenë e lidhur me inflamacionin në shkallë të ulët, këto hormone inflamatore mund të shtyjnë trurin drejtpërdrejt në një gjendje të depresionit të rëndë./arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...