Kylie Jenner dhuron falas produktet e markës së saj “Kylie Skin”

22:24 | 14 Dhjetor 2019
A. B.

Ylli i klanit Kardashian/Jenner, Kylie Jenner është një emër tejet i lakuar nga mediet rozë.

Miliarderja më e re në botë, vetëm 22-vjeçare, ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram së fundmi një njoftim që do të dhurojë produkte falas të Kylie Skin për cdo porosi në uebfaqen e saj KylieCosmetics.com, shkruan portali arbresh.info

22 vjeçarja miliardere ka më shumë se 151 milionë ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram, si dhe 22 milionë në llogarinë e saj të kozmetikës Kylie.

Kujtojmë se ditë më parë Kylie bëri të ditur që marka e saj Kylie Skin, tanimë do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë ‘Coty’, gjersa thotë se po ndërton markën në një “central elektrik ndërkombëtar të bukurisë”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme