Përmes Vjosa Osmanit, Albin Kurti është duke dobësuar partnerin e tij të ardhshëm.
Kështu thotë analisti politik, Shkodran Ramadani në një shkrim në Facebook, transmeton portali arbresh.info.
Ramadani e quan Osmanin një dorë të zgjatur të Kurtit në LDK, pasi që sipas tij Vjosa është në gjendje të heqë dorë nga kërkesat e partisë së saj.
“Ne njeren ane Albin Kurti e forcon Isa Mustafen duke negocuar me te. Permes kesaj ai i tregon Vjoses vendin duke treguar se kush pyetet ne LDK. Ne anen tjeter, ai forcon Vjosen duke flirtuar me te ne publik dhe duke refuzuar te pajtohet me kerkesat e Isa Mustafes. Ai efektivisht eshte duke i nxitur percarjet ne LDK. Vjosa Osmani eshte “dora e zgjatur” e Kurtit sepse ajo eshte ne gjendje te heq dore nga kerkesat e partise se saj. Permes Osmanit, Kurti eshte duke dobesuar partnerin e tij te ardhshem te koalicionit”, shkruan analisti Ramadani.
Ndërkohë prej më shumë se dy orë Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë në takim në ambientet e Kuvendit në përpjekje për të finalizuar negociatat me një marrëveshje koalicioni./arbresh.info/
?LIVE/ Takimi i radhës Kurti-Mustafa për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...