Tash e një kohë, këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është përfolur për një romancë të re dashurie.
Dhe mashkulli fatlum siç u raportua është biznesmeni i njohur turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta, shkruan protali arbresh.info
Ndonëse çifti po shijojnë lidhjen e tyre të re, këngëtarja shqiptare vazhdon të ndajë me fansat momente të lumtura në rrjetet sociale.
Së fundmi, Genta publikoi në InstaStory një fotografi të një buqete me lule, të cilën e kishte marrë dhuratë nga Huseyin.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, Ismajli nuk hezitoi t’i bëjë një dedikim prekës të dashurit, duke ia kujtuar që tashmë ia ka falur zemrën atij.
“Unë jam e jotja, e ti je i imi”, kanë qenë fjalët e Gentës përkrah fotografisë.
Genta shihet se po shijon mjaft shumë këtë periudhë të jetës, posaqërisht me ndryshimin e statusit të saj.
Ajo po ashtu po punon në këngën e re, ku pritet të rikthehet shumë shpejt para publikut dhe admiruesve të muzikës së saj. /arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...