Një burrë ka përfunduar me të djegura në trup të nivelit të katërt dhe 10 persona janë lënduar shkaku i tymit në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 11:00 në një banesë në rrugën ‘Dimo Gavrovski Kara’ në Tetovë.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë Shkup’.
“Nga ndihma e shpejtë na dërguan 11 persona. Në repartin e sëmundjeve kronike është bartur një pacient me gjendjen e keqe shëndetësore dhe me të djegura të nivelit të katërt dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës dhe më pas në Klinikën ‘Nëna Tereza’ në Shkup”, tha Boban Vuçeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se në repartin intern janë pranuar gjashtë gra dhe katër bura dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur nga një eksplozion i madh nga një bombolë.
Nga Njësia kundër zjarrit njoftuan se kanë intervenuar me 1 zjarrfikës dhe tre automjete.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?