Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme janë marrë në pyetje në lidhje me gjendjen e godinave të Konvaleshencës, në njërën prej të cilave mbeti i vdekur në tërmetin e 26 nëntorit dhe Bajrama Hajdarmataj.
Godinat kanë pësuar dëme që në tërmetin e 21 shtatorit megjithatë për shkak të neglizhencës apo papërgjegjshmërisë në ushtrimin e detyrës nuk janë marrë masat në kohë, gjë që çoi dhe në humbjen e jetës së një oficeri që ndodhej aty.
Ndërkohë tri godina të Shtëpisë së Pushimit kanë probleme strukturore dhe në muraturë dhe janë vlerësuar për prishje. Ndërkohë në njërën nga godinat ka pasur dhe banorë të strehuar që nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i parë dhe bilanci i dëmeve në njerëz mund të kishte qenë më i madh.
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar shumë urdhër arreste për ndërtues dhe kolaudator të objekteve të shembura dhe ku pati viktima.
Në fotot është godina e konvaleshencës ku vdiq oficeri e cila pritet të shembet plotësisht. Prania e dy pistoletave në pjesën e rrënuar të godinës ku ndodhej dhe Hajdarmataj ka vonuar shembjen e objektit.
Në polici ndodhen edhe ish-drejtues dhe zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës.
17 urdhër arreste dhe 16 janë ekzekutuar deri tani.
Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar
Ahmet Doda, drejtori i ShP të MB,
Kujtim Hasa, nëndrejtori i ShP
Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it
Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”
Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë
Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,
Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër
Flamur Gjuzi ish drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...