Google ADS

Shkreli kërkon zgjedhje për Kuvendin e Sanxhakut

10:26 | 14 Dhjetor 2019
Arbresh.info

 Sekretari gjeneral i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Ahmedin Skrijel tha sot se partia të cilën e përfaqëson nuk mund të pranojë ndryshmit e kushteve zgjedhore nëse ato janë dakorduar vetëm midis partive politike serbe pa u përmbushur kërkesat e partive minoritare.

Shkrijel gjatë një pauze u tha gazetarëve para Kuvendit të Serbisë,  dialogut ndër-partiak i cili po mbahet nën përkujdesjen e Parlamentit Evropian, se në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, interesat dhe nevojat e partive politike të pakicave duhet të përfshihen në vendimet e marra gjatë dialogut.

“Nëse zgjidhjet tona nuk janë në produktin përfundimtar, neve na dërgohet  mesazh i qartë se ekziston një marrëveshje politike e populli serb që Boshnjakët, Shqiptarët dhe pakicat e tjera nuk janë të mirëpritura në institucione dhe po shtyhen në ilegalitet,” tha Shkrijel.

Ai tha se sot ata përsëritën kërkesat e PAS-it (SDA) për të kërkuar që Sanxhaku të jetë një një njësi zgjedhore  nga e cila do të zgjidheshin 20 deputetë, që një njësi zgjedhore të  jetë Lugina e Preshevës nga e cila do të zgjidheshin pesë deputetë, një nga Vojvodina ku, siç thotë, tradicionalisht jetojnë 20 pakica, si dhe të zvogëlohet numrin e nënshkrimeve për subjektet politike të pakicave.

Shkrijeli për veç tjerash tha se dokumenti i paraqitur në mbledhjen e sotme nuk përmban asnjë prej kërkesave të tyre, gjë që, thotë ai, tregon se Qeveria nuk planifikon të miratojë ndonjë prej këtyre kërkesave kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe legjislacionit.

“Pa respektuar kërkesat tona, jo vetëm që nuk mund të flasim për zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme, por gjithashtu mund të flasim për vazhdimin e politikave diskriminuese ndaj pakicave, dhe legjitimiteti i kësaj qeverie vihet në pikëpyetje dhe se në Sanxhak  fare mos të mbahen zgjedhje “tha ai.

I pyetur nëse PAD-i (SDA)   do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Shkrijeli tha se ata nuk thanë që as do të  dalin as sedo të dalin në zgjedhje, dhe se për këtë  do të merrnin një vendim, duke shtuar se ata do të insistonin në kërkesat e tyre për sa kohë që ekzistonte një shans që ato të përmbushen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme