Dy ekonomitë më të fuqishme botërore janë dakorduar për një tekst preliminar “të fazës së parë” të marrëveshjes tregtare i cili do të tërheqë në mënyrë të konsiderueshme masat e ndërsjella ekonomike që ata i kanë imponuar njëri-tjetrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke njoftuar këtë përparim, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka vendosur të anulojë një raund të ri tarifash që duhej të vendoseshin të dielën dhe të zvogëlojë disa detyrime importi të vendosura tashmë, në këmbim të disa lëshimeve nga Kina.
“Ne kemi rënë dakord për një marrëveshje shumë të madhe të fazës së parë me Kinën”, shkroi Trump në Twitter. “Ata kanë rënë dakord për shumë ndryshime strukturore dhe blerje masive të prodhimeve bujqësore, energjisë dhe mallrave të prodhuara, si dhe shumë gjëra tjera”.
Trump nuk dha detaje shtesë se çfarë do të pranonte Kina, por tha se tarifat amerikane prej 25 për qind për mallrat kineze do të mbeten në fuqi ndërsa tarifat 15 për qind të vendosura për mallrat e tjera do të përgjysmoheshin.
“Ne do t’i fillojmë negociatat për marrëveshjen e fazës së dytë, në vend se të presim deri pas zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo është një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë. Faleminderit!”, shkroi Trump.
Mosmarrëveshjet tregtare SHBA-Kinë kanë shkaktuar çrregullime nëpër tregjet globale mes frikës se mund të shkaktojë një ngadalësim ekonomik global.
Çështja për Washingtonin është një çekuilibër tregtar i pafalshëm me Kinën. SHBA kishte një deficit tregtar prej 378,6 miliardë dollarë me Kinën në vitin 2018, sipas zyrës së përfaqësuesit amerikan të tregtisë amerikane, si dhe shqetësimet për vjedhjen e pronës intelektuale, përfshirë atë që administrata e presidentit Trump e vlerëson se është politika e Pekinit për të detyruar kompanitë amerikane të transferojnë njohuri intelektuale në mënyrë që të bëjnë biznes në Kinë.
Trump ka vendosur tarifa të shumta amerikane për mallrat kineze dhe Kina është kundërpërgjigjur.
Deri më tani, SHBA ka vendosur tarifa ndaj 360 miliardë dollarë importeve kineze.
Trump në muajin tetor njoftoi se Washingtoni dhe Pekini ranë dakord për një “fazë të parë” të një marrëveshje më të madhe tregtare, por që atëherë është harxhuar kohë për të negociuar detajet e asaj marrëveshjeje.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...