Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri duke e komentuar pezullimin e Ligjit për Pagat nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se, kjo është një goditje për ata që në fakt e mbajnë shtetin.
“Mendoj që situata si ka qenë, ka qenë në anarki. Derisa është bërë ky ligj, ka pasur mbi 1500 tituj, dhe kjo është bërë vetëm e vetëm që të përfitojnë në koeficientë. Pra, nga 1500 tituj e kemi zbritur në 206”, ka theksuar Tahiri, transmeton Klan Kosova.
Ai ka theksuar se kanë punuar më shumë se dy vjet për këtë ligj.
Sipas tij, tërë problemet e grumbulluara me vite të tëra, kemi arritur t’i zgjidhi.
Besnik Tahiri ndër të tjera ka theksuar se kanë arritur që t’i klasifikojnë edhe koeficientët.
Tahiri ka theksuar se ka qenë gabim heqja e nenit 27 të ligjit, i cili për 4 vite do ta rregullonte edhe çështjen e rrogave të atyre që kanë pagat më të mëdha në vend.
Sipas Tahirit, presidenti i vendit duhet ta ketë pagën më të madhe në vend, e jo shumë zyrtarë të tjerë të kenë pagë shumë më të madhe se sa shefi i shtetit.
Ai tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, janë goditur mbi 70 mijë njerëz.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...