Masazha tradicionale Thai, që ka për qëllim lirimin e dhimbjes së shpinës, ka hyrë në familjen e UNESCO-s , si pjesë e trashëgimisë kulturore.
Nuad Thai tani është pjesë e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale të njerëzimit, e cila përmban tradita dhe praktika të kaluara nëpër breza, transmeton portal arbresh.info
Duke qenë pjesë e listës, masazhi Thai është njohur si diçka që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm.
Unesco është agjensia e Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Lista e trashëgimisë kulturore jo-materiale është e ndarë nga lista e trashëgimisë botërore, e cila njeh ndërtesat dhe vendet me rëndësi.
Për dallim nga masazhat konvencionale, masazha Thai përfshin shumë lëvizje dhe zakonisht njerëzit duhet të bënë një sëri pozicionesh.
Terapistët nuk përdorin vetëm duart për këtë lloj masazhi, por edhe krahët dhe gjunjët.
Në masazhën Thai nuk aplikohet asnjë lloj vaji.
Sipas Unesco, praktika ka “rrënjët e saj në vetë-kujdesin në shoqërinë fshatare tajlandeze të së kaluarës, ku çdo fshat kishte shërues masazhesh të cilëve fshatarët do t’i drejtoheshin kur të kishin dhimbje të muskujve nga puna në fushë”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...