Fehim Dragusha do të dëbohet nga Zvicra, në të cilin shtet ka 10 vite si imam. 37 vjeçarit, i cili shkoi me leje në Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, nuk iu vazhdua leja e qëndrimit, me dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-gruas që është nga Singapori.
Imami ka njoftuar se e diela do të jetë dita e fundit si ligjërues në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen, në të njëjtën kohë edhe dita e tij e fundit në Zvicër.
“Pas vendimit te Gjykatës Federale, unë duhet ta lëshoj Zvicren derisa kjo çështje të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicres, duke mos pasur asnjë padi në Polizi dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha, përcjell Indeksonline.
Dragusha ndër të tjera ka thënë se ky vendim për dëbimin e tij ishte temë e politizuar dhe se ai do pres deri në vendimin e fundit nga Gjykata e Strasburgut.
Në një intervistë, imami kosovar pati mohuar akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato të pabaza, derisa ka theksuar se të gjitha këto ish-gruaja e tij i ka bërë për shkak të xhelozisë dhe hakmarrjes.
Madje i njëjti kishte shtuar se të gjitha këto po bëhen për t’ia prishin imazhin dhe se pavarësisht se ish-bashkëshortja e ka dëmtuar, dëshiron t’ia falë. Por, nëse do të dënohej, ai kishte thënë se do të donte ta vuante burgun në Zvicër e jo ta kthenin në Kosovë.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...