Andy Ruiz Jr mund të ketë një shans të dytë për të luftuar për një kurorë të kampionatit botëror kundër kampionit ËBC, Deontay Ëilder, sipas Këshillit Botëror të Boksit.
30-vjeçari meksikano-amerikan mahniti botën e boksit në qershor kur shkaktoi një befasi të bujshëm kundër Anthony Joshuas dhe fitoi titujt botëror në peshë të rëndë.
Por Ruiz u tregua i dobët në ndeshjen e tyre javën e kaluar dhe humbi titujt botëror ndaj superyllit 30-vjeçar britanik në Diriyah të Arabisë Saudite .
Sidoqoftë, WBC ka lëshuar një deklaratë duke sugjeruar që ‘Destroyer’ mund të ketë ‘mundësinë për të luftuar për titullin e peshave të rënda’.
Sipas presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman, Ruiz do të zë një pozitë të lartë në renditjen e WBC-së dhe do të ishte një opsion për përballje kundër Wilder.
“Andy do të vlerësohet mirë dhe jo vetëm për shkak të surprizës së madhe që dha në qershor. Ai ka një rekord të mirë, duke treguar gjëra të mira. Ai është në elitën e boksit”.
“Andi nuk ka nevojë të ketë raunde kualifikuese ose diçka tjetër. Ndoshta ai duhet të pushojë, të reflektojë për gabimet që bëri dhe të vazhdojë me karrierën e tij”, ka thënë Sulaiman.
Ruiz dhe të pres para se të përballet me Wilder, i cili me sukses e mbrojti titullin e tij për herë të dhjetë kundër Luis Ortiz muajin e kaluar.
‘Bronze Bomber’, do të mbrojë kurorën e tij të kampionit në WBC më 22 shkurt në ndeshjen e tij të shumëpritur me Tyson Fury.
Edhe ylli tjetër britanik Dillian Whyte gjithashtu është rikthyer si sfidues i detyrueshëm i ËBC pasi akuza e tij për shkelje të rregullave të dopingut u hodhën poshtë . /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...