Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me iniciativë të AMMK’së kanë krijuar një Grup Punues sa i përket luanit i cili është duke u mbajtur në Stanqit të Gjilanit.
Në këtë grup punues është përfshirë edhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, megjithatë për veprime të mëtejshme është nga MMPH do të presin opinionin e prokurorisë meqë tashmë e ka në dorë rastin.
Komunikata e plotë:
Në lidhje me rastin e luanit që është duke u mbajtur i mbyllur (në kafaz) në Stanaj (Stançiq) të Gjilanit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton opinionin publik që rasti i luanit që rezulton të jetë i kontabanduar është duke u trajtuar nga institucioni jonë në koordinim me institucionet tjera shtetërore.
Me iniciativën e AMMK-së, është formuar Grupin Punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit – AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve.
Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura.
Grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë por meqenëse sipas zyrtarëve doganor kjo çështje ka kaluar në Prokurori atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i prokurorisë.
Përndryshe lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. /arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...