Ministri Mustafa po merr pjesë në Forumin e Qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor. Ky Forum po mbahet në Sofje të Bullgarisë, nën organizimit e Institutit Ndërkombëtar Republika dhe i mbështetur nga Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.
Ministri Mustafa ishte panelist së bashku me ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zëvendësministren e Brendshme të Shqipërisë.
Me këtë rast, ministri Mustafa prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke iu referuar të arriturave në kornizën strategjike, ligjore dhe aspektet operacionale.
“Me mbështetjen e të gjithë institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare kemi hartuar Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm, duke qenë shteti i parë në rajon që ka hartuar një strategji të tillë. Përmes kësaj strategjie, kemi krijuar mekanizma dhe politika në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe programe për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, duke përfshirë edhe Qendrat Korrektuese”.
Në këtë forum u vlerësua hapi i guximshëm i Qeverisë së Kosovës në kthimin e qytetarëve nga Siria dhe u kërkua që edhe shtetet tjera të ndjekin praktikën e Kosovës.
Më tutje, programet e de-radikalizmit dhe ri-integrimit u vlerësuan si përvoja mjaft të mira dhe që janë shembull i mirë për tu ndjekur nga shtetet tjera.
Më tutje, ministri Mustafa theksoi se procesi i kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit ishte një përvoje e re dhe nuk kishte praktika ndërkombëtare nga cilat mund të mësonim. Mirëpo, ai u shpreh se i gjithë procesi është zhvilluar pa ndonjë problem.
“Pas përfundimit të procesit kemi vlerësuar gjithë ecurinë dhe ekspertët tanë tashmë janë duke ofruar praktikat dhe mësimet e nxjerra nga kjo përvojë edhe tek shtetet tjera. Ne jemi të hapur që të ofrojmë mbështetjen tonë jo vetëm tek shtetet e rajonit por për të gjitha shtetet të cilat planifikojmë që të kthejnë qytetarët e tyre”, tha ministri Mustafa duke shtruar se gjithashtu me rëndësi është që të mbahen vazhdimisht trajnime për të forcuar kapacitetet institucionale të cilat janë të përfshirë në procesin e ri-integrimit dhe rehabilitimit./arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë