Dashamirët e filmit nga e gjithë bota kanë votuar në IMDb gjatë gjithë vitit, ndërsa tash janë publikuar rezultatet e dhjetë filmave më të mirë të vitit.
Në vend të parë është renditur “Joker”, i cili ka kaluar shifrën e përfitimeve prej një miliard dollarësh.
Vendin e dytë e zë realizimi i Quentin Tarantinos, “Once Upon A Time In Hollywood”, me Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Margot Robbie e Al Pacino në rolet kryesore.
Filmi i shumëpritur “Endgame”, të cilin fansat e Avengers patën mundësi ta shohin nga muaji prill i këtij viti, është renditur në vend të tretë të kësaj liste.
“Captain Marvel” ka zënë vendin e katërt, ndërsa për aktoren Brie Larson është arritje e madhe, pasi përfshihet në këtë listë me dy filma (duke përfshirë edhe “Endgame”).
Vendi i pestë i takon filmit “IT:Chapter 2”, i gjashti “Lion King”, i shtati “Spiderman: Far From Home”, ndërsa tri vendet e fundit në top-dhjetë i kanë zënë “Alita: Battle Angel”, “Aladin” dhe “US”.
Top 10 filmat më të mirë të vitit 2019 sipas IMDb:
Joker
Once Upon a Time in Hollywood
Avengers: Endgame
Captain Marvel
It Chapter Two
The Lion King
Spider-Man: Far from Home
Alita: Battle Angel
Aladdin
Us
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte