Lëndimi i pësuar në gjysmëfinale ia ka mohuar luftën për medalje Akil Gjakovës në garën e Mastersit, që po mbahet në Qingdao të Kinës.
Xhudisti ynë ishte në rrugë të mirë për të arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pasi shënoi tri fitore në kategorinë deri në 73 kilogramë, për t’u ndalur në gjysmëfinale.
Akili mposhti gjermanin Anthony Zingg, pastaj rusin Musa Mogushkov, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj kinezit, Saiyinjgiragala.
Në gjysmëfinale pësoi lëndim për të ndërprerë luftën me japonezin, Soichi Hashimoto, kampion bote në vitin 2018.
Me pozitën e pestë, sportisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018 fitoi 648 pikë Olimpike.
Në Mastersin e xhudos, një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke fituar kështu edhe 1800 pikë Olimpike për Tokio 2020, ndërsa Nora Gjakova u ndal në luftën e parë.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/3351063268299022
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...