Google ADS

Ky person po kërkohet nga policia për dhunim dhe lëndim trupor

14:46 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

• ARIAN (Misin ) QELAJ i lindur me 20.06.1981 në fshatin Maznik- Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “Dhunim”
• 1- (një) rast për veprën penale “ Lendim i rendë trupor”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme