Bylbyl Sokoli është rikthyer për të drejtuar skuadër në elitën e futbollit kosovar.
Trajneri i mirënjohur ka marrë drejtimin e klubit kryeqytetas, Flamurtarit të Prishtinës.
Sokoli është prezantuar në zyrat e klubit në prani të drejtorit të përgjithshëm Agim Hasanit dhe drejtorit sportiv Arbnor Morina.
“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky”.
“Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, thotë Sokoli.
Ai flet edhe kur ishte në Ferizaj por edhe në Vllazni të Pozhoranit, duke iu përgjigjur pyetjes kur kishte marr drejtimin e skuadrave të rrezikuara.
“Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre”, ka deklaruar Sokoli.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...