Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar të dyshuarit Sh.Sh nga Vushtrria masën e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Sh.Sh, më 10 dhjetor 2019, rreth orës 15:15 në Vushtrri, e ka sulmuar personin zyrtar R.B, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri, në lidhje me detyrën zyrtare, konkretisht për shkak të një urdhërese, të cilën i dëmtuari në kuadër të detyrës së tij zyrtare e kishte nxjerrë ndaj të pandehurit Sh.Sh.
I dyshuari Sh.Sh fillimisht e ndjek nga pas të dëmtuarin R.B, pastaj nga mbrapa e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në regjionin e fytyrës dhe këmbëve.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar që i dyshuari Sh.Sh ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?