Dyshja mbrojtëse shqiptare e Hellas Verona, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kanë përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.
Interi po shikon të ardhmen pavarësisht eliminimit të fundit nga Liga e Kampionëve, i cili vjen me humbjen e të ardhurave të mundshme shtesë.
Por, me Serie A, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë akoma në lojë, Nerazzurrët duan të përgatiten dhe të shtojnë opsionet në ekip.
Këtë mëngjes drejtuesit e Interit u takuan me presidentin e Hellas Verona, Maurizio Setti, ku të dy klubet kanë një marrëdhënie të fortë siç dëshmohet nga marrëveshja për talentin Eddie Salcedo.
Nerazzurrët janë veçanërisht të interesuar për mesfushorin Sofyan Amrabat të cilin Verona do ta blejë nga Brugge verën e ardhshme për 3.5 milionë euro për të shitur më pas për një shifër mbi 15 milionë euro.
Napoli është gjithashtu i interesuar për Amrabat, i cili nuk mund të shitet në janar pasi ai tashmë u paraqit për dy skuadra këtë sezon.
Interi po monitoron gjithashtu dy nga mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla dhe veçanërisht Amir Rrahmani, i cili do të ishte një objektiv për verën e ardhshme.
Interi dhe Verona zhvilluan sot bisedime paraprake me një sy për të ardhmen.
https://twitter.com/HVeronaStyle/status/1205229817156775948
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...