Ushtria e Kosovës do të bëhet me helmeta të reja.
Së fundi Ministria e Mbrojtjes ka shpallur edhe fituesin për këtë furnizim, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “Furnizim me helmeta ushtarake për nevoja te FSK-së” fillimisht ishte planifikuar të shpenzohej shuma prej 450.000.
E pas hapjes së tenderit ishin aplikuar 7 operator ekonomik ndërsa vetëm 2 ishin vlerësuar si të përgjegjshëm.
E fitues ka dalë grup i Operatorëve Ekonomik “Profitech SH.P.K.; ATS GROUP DOOEL Skopje” i cili ka ofruar çmimin prej 271.050 euro.
E çmimi më i lartë i ofruar ishte 423.800 euro.
Në të njëjtin njoftim thuhet se kontrata është lidhur për 26 muaj ndërsa helmetat do të përdoren nga personi ushtarak i FSK-së për të ngritur nivelin e gatishmërisë në përmbushjen e kapaciteteve operacionale sipas misionit.
“AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh , me një OE qe do te ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej këto lloje te furnizimeve (Helmeta ushtarake), sipas kërkesës dhe nevojave te AK, ne perputhje te plot me specifikat teknike te dhena ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshem ).Helmetat ushtarake do te përdoren nga personeli ushtarak i FSK-se për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme, me qellim te ngritjes se nivelit te gatishmërisë ne përmbushjen e kapaciteteve operacionale sipas misionit te FSK-se”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut