10 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2019

10:37 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Për të nëntin vit radhazi, ajo mban kurorën e gruas më të pushtetshme dhe më të fuqishme në botë! Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe këtë vit “zaptoi’ kopertinën e prestigjiozes “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë.


Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e Forbes 2019-të, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për reagimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është konsideruar si udhëheqëse ‘De Facto’ e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë’.

Ndërkohë, lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin që po lemë pas është kjo:

  1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
  3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  5. Mary Barra, CEO e General Motors
  6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  10. Marillyn Hewson, CEO e Lockheed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme