Një 16-vjeçar ka rënë në pranga e ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë nga policia e Kamzës, pasi vodhën automjetin e një shtetasi.
Bëhet fjalë për A.XH-në, banues në Paskuqan, Kamzë dhe dy të miturit K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, gjithashtu banues në Paskuqan, Kamzë.
A.XH-ja, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.
Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.
Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:
Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.
Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.
Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.
Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.
Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.
Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.
Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.
Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.
Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./TCH
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...