Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, përmes një postimi në mediat sociale bërë një propozim për postin e Presidentit të Kosovës.
Ai ka theksuar se ‘përderisa LDK dhe LVV nuk po dakordohen për postin e Presidentit, personaliteti më ideal për këtë post do të ishte Prof.Dr Muhamedin Kullashi”, transmeton portal arbesh.info
Më tej ka dhënë arsyet mbi propozimin e tij në lidhje me emrin e propozuar.
LDK dhe LVV edhe pas disa takimesh, ende nuk kanë arritur që të gjejnë një gjuhë të përbashkët në lidhje me postin e Presidentit, ndërsa kanë theksuar se do të intesifikojnë takimet për forminin e Qeverisë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ish-ambasadorit Lulzim Peci:
“Derisa VV dhe LDK nuk po munden te dakordohen per postin e Presidentit, po ju propozoj, ne baze te mendimit tim, personin ideal per kete pozite qe do te ishte simbol i unitetit te brendshem dhe do e nderonte vendin tone ne prezentimin nderkombetare.
Ky personalitet, i cili i ploteson keto kritere ne te gjitha aspektet eshte akademiku, veprimtari politik dhe diplomati i shquar Prof.Dr. Muhamedin Kullashi.
Prof. Dr. Muhamedin Kullashi ishte profesor i filozofise ne Universitetin e VIII te Parisit, bashkethemelues i Komitetit te Kosoves ne Paris se bashku me intelektuale te shquar te ketij vendi, dhe Ambasador i Kosoves ne France. Ai ka botuar me dhjetera libra dhe punime shkencore ne gjuhen frenge, angleze, spanjolle, kroate dhe shqipe.
Por, mbi te gjitha ate e shquan integriteti i larte personal, dhe eshte nder humanistet e rralle qe ka vendi yne.
Prof. Kullashi do i jepte kredibilitet postit te presidentit, dhe do na ndihmonte ta rindertojme tanime imazhin e rrenuar te vendit tone.”
https://www.facebook.com/lulzim.peci/posts/10220726087646752
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...